Aktuale
Gjiganti italian synon huazimin e Endrick në janar
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi italian i Romës është hedhur sërish në sulm për të siguruar shërbimet e Endrick, duke planifikuar një lëvizje strategike për të transferuar talentin e Real Madridit gjatë merkatos dimërore.
Sipas mediave italiane, 20-vjeçari është shndërruar në prioritet për fazën sulmuese të kryeqytetasve, ndërsa nga ana e tij, lojtari shfaqet i gatshëm për një aventurë të re në Serie A, ku synon të fitojë hapësirat e munguara në fushë.
Për shkak të konkurrenckës së ashpër në skuadrën madrilene, sulmuesi brazilian e ka pasur tejet të vështirë të sigurojë minuta gjatë këtij edicioni, duke regjistruar vetëm katër minuta aktivizim në La Liga.
Interesimi i italianëve nuk është i ri, pasi ata kishin tentuar ta afronin futbollistin edhe në verë, mirëpo ndërhyrja e trajnerit të atëhershëm kishte bërë që ai të vendoste qëndrimin në Spanjë.
Megjithatë, skenari pritet të ndryshojë në janar, pasi Endrick po vlerëson seriozisht mundësinë e një huazimi, duke u bazuar te përvoja e suksesshme e kaluar te Lyoni, ku pati një paraqitje pozitive me tetë gola dhe tetë asiste në 21 ndeshje.
Ndërkohë, drejtuesit e Real Madridit nuk e kanë ndërmend ta lënë të largohet përfundimisht yllin e tyre të ri, por një marrëveshje e përkohshme mbetet opsion i vlefshëm për zhvillimin e tij, ndërsa Roma mbetet e gatshme të nisë bisedimet zyrtare me klubin spanjoll.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: