Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Hapi historik i Kievit: Ukraina teston në luftime raketën e parë balistike vendase “Pelikani”

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 09:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Hapi historik i Kievit: Ukraina teston në luftime raketën e parë balistike vendase “Pelikani”
Ukraina ka shënuar një moment kyç në industrinë e saj të mbrojtjes, duke përdorur për herë të parë në kushte reale lufte një raketë balistike të prodhuar brenda vendit. Ky hap shënon arritjen e një pragu kritik për Kievin, i cili synon të ndërtojë kapacitete të pavarura sulmuese, duke zvogëluar varësinë e tij nga arsenalet e huaja perëndimore. Presidenti Volodymyr Zelensky ka konfirmuar debutimin operacional të sistemit të njohur si FP-7, i pagëzuar ndryshe edhe me emrin “Pelikani”, duke shoqëruar njoftimin me pamje filmike nga momenti i lëshimit, pa dhënë detaje mbi shënjestrën e sulmit. “Balistika taktike ukrainase. FP-7. Përdorimi i parë luftarak”, deklaroi kreu i shtetit ukrainas, në një kumtesë ku pesha e vërtetë e këtij zhvillimi qëndron më shumë te mesazhi strategjik sesa te ndikimi i menjëhershëm në vijën e frontit. Raketa FP-7, e cila është dizajnuar nga ndërmarrja “Pozicioni i Zjarrit Ukrainas”, paraqitet aktualisht me një rreze veprimi modeste, duke qenë në gjendje të godasë shënjestra deri në 250 kilometra larg dhe të transportojë një kokë luftarake prej rreth 200 kilogramësh. Për shkak të këtyre parametrave, ndikimi i saj operacional mbetet i përqendruar kryesisht në rajonet kufitare ruse, pa mundur të përbëjë një rrezik të drejtpërdrejtë për infrastrukturën e thellë strategjike të Moskës. Megjithatë, rëndësia e këtij armatimi ka një kuptim shumë më të gjerë. Der më sot, fushata e sulmeve të Kievit në territorin rus është mbështetur kryesisht te dronët me rreze të gjatë veprimi, të cilët kanë shërbyer për të goditur rafineritë, portet, nyjat energjetike dhe qendra të tjera vitale ekonomike. Ponëse dronët i kanë mundësuar Ukrainës të transferojë luftën thellë në territorin e kundërshtarit me kosto të përballueshme, ata vuajnë nga kufizime strukturore në shpejtësi, kapacitet mbajtës dhe depërtim ndaj sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore. Përballë këtyre mangësive, raketa balistike përbën një nivel krejtësisht tjetër kërcënimi ushtarak. Falë shpejtësisë së lartë, trajektores komplekse dhe kohës minimale të reagimit, ky lloj armatimi është dukshëm më sfidues për t'u kapur nga radarët armiqësorë. Njëkohësisht, ajo ofron mundësinë e transportimit të një ngarkese shkatërruese më të madhe, duke u shndërruar në një mjet efektiv kundër objektivave që kërkojnë fuqi goditëse shumë më të lartë sesa ajo e dronëve konvencionalë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar