Kronikë
Aksident i rëndë në Prugovc: Vetura godet këmbësorin, plagët e rënda e dërgojnë në QKUK
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Prugovc të Prishtinës, ku si pasojë e goditjes nga një veturë, një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Kosovës, incidenti është regjistruar më 3 tetor, rreth orës 20:36. Hetimet e deritanishme tregojnë se ngasësi i automjetit, duke mos iu përshtatur gjendjes dhe kushteve aktuale të rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur këmbësorin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet mjekësore, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit. Për shkak të natyrës së rëndë të lëndimëmve, viktima është transportuar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejmë specialistik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: