Kronikë
Tentativa për kontrabandë parash dështon, Dogana kap mbi 13 mijë euro në Hani të Elezit
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet e Doganës së Kosovës kanë sekuestruar një shumë prej 13,353.98 eurosh të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar në Hani të Elezit, të cilat po tentoheshin të futeshin fshehurazi në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 3 tetor, kur njësitet e Sektorit Antikontrabandë kanë ndaluar për një kontroll rutinor një automjet të tipit "Skoda Superb" me targa të Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e një shtetasi maqedonas.
Në momentin e ndalimit, drejtuesi i mjetit ka deklaruar para zyrtarëve doganorë se nuk posedonte asgjë për të deklaruar. Megjithatë, gjatë kontrollit të hollësishëm të ushtruar në automjet, autoritetet kanë zbuluar dhe sekuestruar 11,980 euro dhe 84,500 denarë maqedonas, të cilat ishin fshehur me kujdes.
Të gjitha mjetet monetare janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa ndaj personit përgjegjës kanë nisur procedurat përkatëse ligjore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: