Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Ultimatumi i veteranëve të UÇK-së për Kurtin: Afat deri të dielën ose përshkallëzim të hënën para Kuvendit

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 07:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ultimatumi i veteranëve të UÇK-së për Kurtin: Afat deri të dielën ose përshkallëzim të hënën para Kuvendit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ngritur tonet ndaj ekzekutivit, duke paralajmëruar një tubim proteste para Kuvendit të Kosovës për ditën e hënë, më 5 tetor, duke filluar nga ora 12:00. Përfaqësuesit e dala nga lufta i kanë lënë kohë kryeministrit Albin Kurti deri të dielën që të arrihet një pajtim rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale. Ky vendim dhe paralajmërim është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, ku kreu i qeverisë bëhet përgjegjës direkt për ngecjen e dialogut dhe dështimin e procesit. "Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje politike për votimin e menjëhershëm të plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, si dhe pas lojës së vazhdueshme politike e procedurale të Albin Kurtit me një çështje kaq të ndjeshme, durimi i veteranëve të UÇK-së dhe i qytetarëve të Kosovës po merr fund," thuhet në reagimin e tyre. Kërkesa e qartë e shoqatës së veteranëve është miratimi i menjëhershëm i këtij projektligji në të dy leximet, ndërkohë që koha e lënë në dispozicion për këtë çështje është tejet e limituar. "Afati për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe procedurale që do të mundësonte votimin e menjëhershëm të të dy leximeve të plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale, për veteranët e UÇK-së është vetëm deri nesër, e diel." Nëse nuk arrihet ndonjë konsensus brenda këtij afati, organizata ka bërë të qartë se protestat nuk do të jenë hapi i vetëm, por do të pasojnë hapa të tjerë radikalë. "Nëse deri nesër nuk ka dakordim, nga e hëna veteranët e UÇK-së do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre." Pakënaqësitë ndaj kryeministrit Kurti janë shprehur në formën më të ashpër, duke e akuzuar atë se po luan me kauza të ndjeshme kombëtare për interesat e tij politike të radhës. "Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë thellësisht të indinjuara me qasjen e z.Kurt, i cili po bënë kalkulime politike edhe me dhimbjen, sakrificën dhe dinjitetin e qytetarëve të Kosovës." Sipas kësaj organizate, aktualisht po ndodh një zvarritje e pajustifikueshme e një teme që prek ndjeshëm fatin e shumë familjeve në vend. "Ky pushtet, në vend që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe ta adresojë qartë këtë çështje, po vazhdon të shtyjë, të kalkulojë dhe të abuzojë politikisht me një çështje që prek drejtpërdrejt mijëra familje dhe njerëz që bartin plagët e luftës." Në fund të njoftimit, shoqata e veteranëve u bën thirrje publike të gjithë qytetarëve që t'i bashkohen protestës masive para ndërtesës legjislative. "Të hënën, në ora 12:00, ju ftojmë të gjithëve para Kuvendit të Kosovës."
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar