Aktuale
Lehtësim për qytetarët: Parkingu prapa Pallatit të Rinisë ofrohet falas gjatë protestës “Jo në emrin tim”
Reklamë e Sponsorizuar
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar opinionin publik se hapësira e parkimit prapa Pallatit të Rinisë do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët që do të marrin pjesë në protestën e organizuar për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Sipas vendimit zyrtar, ky lehtësim do të vlejë gjatë orarit prej 18:00 deri në orën 21:00, duke u mundësuar pjesëmarrësve në këtë tubim qasje më të lehtë gjatë kohës së mbajtjes së protestës.
“Prishtina ju mirëpret!”, ka shkruar ndër të tjera nënkryetarja Musmurati në njoftimin e saj drejtuar qytetarëve.
Tubimet dhe protestat e kësaj natyre pritet të vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes së sotme në kryeqytet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: