Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

“Më strehoi kur isha 14 vjeç” – Këngëtarja e njohur thyejnë heshtjen dhe i del në mbrojtje bashkëshortes së Adrian Hilës

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Më strehoi kur isha 14 vjeç” – Këngëtarja e njohur thyejnë heshtjen dhe i del në mbrojtje bashkëshortes së Adrian Hilës
Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica, ka zgjedhur të bëjë një dedikim publik për Klaudia Hilën, bashkëshorten e kompozitorit Adrian Hila, i cili gjatë ditëve të fundit është bërë kryefjalë e mediave për shkak të një skandali me video intime ku përfshihen disa figura të njohura publike. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Smolica ka sjellë në vëmendje periudhën kur ishte vetëm 14 vjeçe dhe ishte pjesë e spektaklit “Këngët e Shekullit”. Duke qenë e larguar nga prindërve dhe familja e saj, ajo tregon se ka jetuar për rreth katër muaj nën strehën e familjes Hila, kohë gjatë së cilës thotë se është trajtuar si pjesëtare e vërtetë e shtëpisë. Këngëtarja rrëfen se Klaudia Hila e ka mbajtur pranë saj si fëmijën e saj, duke e shoqëruar çdo mëngjes në punë te Teatri i Kukullave, duke e ushqyer me duart e saj në të njëjtën tryezë dhe duke ndarë të njëjtën dhomë me vajzat e saj, Meryll dhe Ketlin. Sipas Smolicës, në një moshë kaq të ndjeshme dhe në mungesë të familjes, ajo gjeti te Klaudia sigurinë që i duhej aq shumë. “Ti ndoshta më kujton ende si vogëlushen 14-vjeçare që dikur trokiti në derën tënde. Por ajo vajzë sot është rritur dhe ruan ende një mirënjohje të thellë për gruan që e bëri të ndjehej e mbrojtur larg shtëpisë. Ti je një grua dhe një nënë burrneshë”, shkruan artistja në mesazhin e saj prekës. Më tej, Smolica thekson se vajzat e çiftit, Meryl dhe Ketlin, nuk duhet të mbajnë mbi supe asnjë lloj turpi, peshe apo gjykimi që lidhet me veprimet e personave të tjerë. Ajo i bën thirrje Klaudias që në këto momente sfiduese të mos harrojë se kush është dhe vlerën që mbart për njerëzit që e njohin vërtet. “Klaudia, në këto ditë të vështira, dua vetëm të të them: mos harro kush je dhe mos harro sa njerëz e dinë kush ke qenë dhe je për ta. Unë jam një prej tyre. Të kam njohur atëherë, nuk të harroj sot. Të uroj forcë, dinjitet dhe të gjesh brenda vetes atë grua të fortë që unë kam njohur”, përfundon dedikimi i saj plot dashuri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar