Sport
Skifteri i shkrepave: Portreti i burrit me shpirt graniti dhe ideal të patjetërsueshëm kombëtar
Reklamë e Sponsorizuar
Ishte njeri me shpirt graniti, ndërsa në kokë mbante gjithmonë maramën dhe plisin tradicional. I rreptë, me zemër çeliku dhe i pamëshirshëm ndaj armiqve, ai mishëronte forcën e qëndresës shqiptare.
Edhe pse me profesion ishte imam, kudo që predikonte përcillte mesazhin e fuqishëm se pa atdhe dhe liri, feja nuk është gjë tjetër veçse një mallkim.
Në cilësinë e drejtuesit të NDSH-së për rajonin e Llapit, ai ngriti në këmbë rininë me thirrjen therëse: «Derisa e kemi Shqipërinë, pse të jetojmë nën zgjedhën serbo-sllavë? Zgjohuni, o vëllezër shqiptarë, se unë, për së gjalli, nuk pranoj të jetoj në Serbi, e cila i ka vrare dhe masakruar të parët tanë, duke na rrëmbyer vatrat dhe trojet nga Nishideri e deri në Sjenicë».
Ai kujtonte se këta elementë të paskrupullt, madje edhe përgjatë Luftës Antifashiste, i kishin larë në gjak shqiptarët, pavarësisht se eshtrat e tyre kishin mbetur deri në Srem.
Megjithëse u dënua disa herë me burgime të rënda, deri në frymën e fundit ai mbeti një skifteri i vërtetë, duke ruajtur e mbrojtur vatrat në shkrebët dhe pllajat e Sharrit e të Krajës.
Ushqehej me prodhimet e tokës së Fushës së Kosovës, ndërsa pushimin e gjente dhe etjen e shuante pranë krojeve të Grykës së Rugovës. Toka e Llapit i shërbente si dyshek, gurët e Gallapit si jastëk, kurse rrasat e Malësisë së Gjakovës ishin jorgani i tij.
Për të, Çamëria dhe Tivari mbetën plagë të hapura e të pashëruara. Ai njihej gjithashtu për kritika të ashpra ndaj Konferencës së Londrës, Berlinit dhe politikanëve të shitur, të cilët për interesa personale kishin gjymtuar trungun e Shqipërisë.
Ky shkrim sjek dëshminë e kohës, shkruar nga Arif Ejupi në Gjenevë, më 28 Nëntor 1995.
Çdo riprodhim, shpërndarje, publikim ose shfrytëzim i paautorizuar i këtij materiali, në çfarëdo forme apo mënyre, përbën shkelje të të drejtave të autorit dhe bie ndesh me dispozitat ligjore në fuqi. Shkelësit e këtyre të drejtave mund të përballen me masa ligjore përkatëse.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: