Aktuale
Fusha e “Fadil Vokrrit” në shënjestër të austriakëve, Muriqi: Alibi për humbjen e mundshme
Reklamë e Sponsorizuar
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka dhënë një përgjigje të ashpër ndaj kritikave të palës austriake lidhur me gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke i cilësuar ato si përpjekje për të gjetur një justifikim para kohe.
Sulmuesi kosovar theksoi se tapeti i gjelbër është në kushte të barabarta për të dyja përfaqësueset, ndërsa kujtoi se në këtë stadium kanë zhvilluar ndeshje skuadra të njohura evropiane pa ngritur shqetësime të tilla.
“Fusha është e njëjtë për të dyja ekipet. Këtu kanë luajtur edhe kombëtare të mëdha si Suedia, Zvicra dhe Irlanda, dhe asnjë ekip nuk është ankuar. Kjo më duket më shumë si arsye e austriakëve për t’u përgatitur për rezultatin pas ndeshjes. Uroj që në fund të dalë kjo”, ka deklaruar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: