Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Synimi për Presidencën e Austrisë / Ekonomisti austriak premton kthimin e armëve të Skënderbeut në Krujë

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 16:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Synimi për Presidencën e Austrisë / Ekonomisti austriak premton kthimin e armëve të Skënderbeut në Krujë
Ekonomisti dhe aktivisti i mirënjohur austriak, Günther Fehlinger-Jahn, ka bërë publike ambicien e tij për të hyrë në garën presidenciale të Austrisë, e cila do të mbahet në vitin 2028. Përveç platformës së tij elektorale, ai ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me një premtim të pazakontë që prek drejtpërdrejt trashëgiminë historike të Shqipërisë dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë në rrjetin social X, Fehlinger-Jahn ka theksuar se, në rast të fitores dhe marrjes së drejtimit të shtetit austriak, do të ndërmarrë hapa konkretë për të rikthyer në qytetin e Krujës përkrenaren dhe shpatën historike të lidhura me emrin e Skënderbeut. "Në cilësinë e presidentit, unë do të rikthej Përkrenaren e Skënderbeut dhe Shpatën e Skënderbeut në Krujë, në Shqipëri", ka shprehur ai ndër të tjera. Duke shoqëruar mesazhin e tij me tone solemne, ai ka shtuar: "Unë zotohem, Zot, më ndihmo të përmbush këtë zotim ndaj Skënderbeut, ndaj Austrisë, ndaj Shqipërisë".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar