Sport
Manaj mbetet optimist pas humbjes në Finlandë: Shfaqëm karakter edhe me dhjetë vetë
Reklamë e Sponsorizuar
Pavarësisht humbjes 1-2 në transfertë përballë Finlandës, në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve, Kombëtare shqiptare e futbollit nuk ka humbur besimin për ecurinë e saj në këtë kompeticion.
Sulmuesi kuqezi, Rey Manaj, ka analizuar paraqitjen e skuadrës në zonën e intervistave pas përfundimit të ndeshjes, duke theksuar se gabimet janë pjesë e lojës dhe se grupi duhet të përqendrohet te sfidat e ardhshme që i presin pas vetëm tri ditësh.
"I ndodh të gjithëve që mund të bëjmë gabime. Pas 3 ditësh do të luajmë sfidën tjetër", u shpreh Manaj, duke vlerësuar gjithashtu reagimin e ekipit gjatë sfidës.
"Nëse luajmë kështu, kemi shumë shpresa për vendin e parë. Besoj se gjithë ekipi bëri ndeshje të mirë, madje edhe me 10 lojtarë", shtoi sulmuesi i Kombëtares.
Në fund, Manaj ka dërguar një mesazh inkurajues edhe për sfidën e ardhshme, duke theksuar se ndeshjen e kthimit kuqezinjtë do ta luajnë në shtëpi, në Tiranë, ku synojnë të rimarrin kreun e renditjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: