Kronikë
Akuzat për vepra të turpshme ndaj të miturave, këngëtari Erind Xhaferi del para dyerve të drejtësisë në Fier
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtari Erind Xhaferi ka dalë para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier, pas ndalimit të tij nga strukturat e rendit. Mbi artistin rëndon akuza zyrtare për kryerjen e veprës penale të njohur nga neni 108 i Kodit Penal si “Vepra të turpshme”.
Sipas informacioneve paraprake, autoritetet policore nisën hetimet menjëherë pas një denoncimi të mbërritur nëpërmjet një telefonate nga disa vajza të mitura në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Pas sinjalizimit, efektivët e Komisariatit të Fierit ndërmorën verifikime të menjëhershme në terren dhe organizuan operacionin e nevojshëm për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti.
Bëhet e ditur se Xhaferi u vu në pranga në flagrancë, ndërkohë që dosja me dokumentacionin përkatës procedural i është dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për ndjekjen e mëtejshme të çështjes.
Aktualisht, pas përfundimit të seancës dëgjimore, pritet që trupi gjykatës të shpallë vendimin përfundimtar lidhur me caktimin ose jo të masës së sigurisë ndaj këngëtarit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: