Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Takimi Kurti-Abdixhiku pëyllet në heshtje: Asnjë deklaratë për mediat pas diskutimeve

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Takimi Kurti-Abdixhiku pëyllet në heshtje: Asnjë deklaratë për mediat pas diskutimeve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është larguar nga takimi i zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti pa dhënë ndonjë deklaratë për gazetarët. Gjatë daljes së tij, kreu i LDK-së ka shmangur prononcimet për mediat, duke lënë pa zbardhur detajet nëse palët kanë arritur ndonjë marrëveshje apo dakordim rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri të vendit dhe Ligjit për Gjykatën Speciale. Në të njëjtën linjë ka vepruar edhe kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, i cili gjithashtu ka refuzuar të flasë para përfaqësuesve të mediave menjëherë pas përfundimit të këtij takimi. Kujtojmë se afati i fundit kushtetues dhe ligjor për zgjedhjen e presidentit të Kosovës është caktuar data 6 gusht.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar