Aktuale
Erdogan: Turqia po udhëheq një transformim rrënjësor në sektorin e mbrojtjes
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar gjatë ditës së shtunë se vendi i jo po shënon suksese të njëpasnjëshme në fushën e mbrojtjes, por po zbaton gjithashtu një “revolucion të plotë” në këtë industri.
Gjatë fjalës së tij në festivalin e teknologjisë “TEKNOFEST Juglindje”, i cili u mbajt në provincën e Sanliurfës në juglindje të Turqisë, presidenti turk vuri theksin te hapat e Mëdhenj përpara dhe premtoi se angazhimi për të shënuar suksese të reja do të vijojë pa ndalur.
“Turqia po vazhdon suksesin në industrinë e mbrojtjes. Ne po kryejmë revolucion të plotë në këtë fushë”, u shpreh ai para të pranishmëve.
Ndër të tjera, Erdogan vuri në dukje se Ankaraja zyrtare ofron mbështetje për të mbuluar nevojat e shteteve aleate dhe mike në aspektin e sigurisë, sa herë që paraqitet një kërkesë e tillë.
“Kur na kërkohet, ne gjithashtu përmbushim nevojat e miqve tanë për mbrojtje. Ne besojmë se sa më të fortë të jenë miqtë tanë, aq më të fortë do të jemi edhe ne”, u shpreh ai.
Në fjalën e tij, lideri turk theksoi se kombi do të vijojë angazhimin për të ngritur edhe më lart pozitat e tij në tregun global të mbrojtjes, duke u mbështetur në risi dhe pajisje bashkëkohore.
“Me lejen e Zotit, do të arrijmë edhe më lart. Me lejen e Zotit, do t’i forcojmë më tej këto arritje me rekorde të reja dhe platforma të reja me konkurrueshmëri të lartë dhe vlerë të shtuar”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: