Politikë
Vazhdojnë negociatat: Albin Kurti dhe Bedri Hamza takohen sërish pasditen e sotme
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka konfirmuar se sot do të ketë një tjetër raund takimesh me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Kjo thirrje për takim vjen pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së. Hamza bëri të ditur se bisedimet e reja me shefin e ekzekutivit pritet të fillojnë në orën 16:30.
Në fokus të këtyre diskutimeve pritet të jenë çështja e zgjedhjes së presidentit të vendit, si dhe nisma ligjore e PDK-së që synon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: