ZRRE-ja njofton për tarifat e reja dhe ndikimin e tyre në veri
Publikuar më: 28-04-2025 15:47
Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar të hënën se rritja eçmimit të energjisë prej 16.1 për qind vlen për furnizuesit me shërbim universal, që operon në Kosovë dhe “këtë obligim të shërbimit universal e ka KESCO”.
Elektroserver, si kompani komerciale për furnizim me energji elektrike, është e licencuar nga ZRRE-ja, por që ende s’dihet nëse do të zbatojë rritjen e çmimit të rrymës në veri. Nga Elektrosever, që shpërndan rrymën në veri, vendos nëse do t'i rrisë çmimet në faturat e qytetarëve atje.
“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton opinionin publik se Bordi i ZRRE me datë 16.04.2025 ka aprovuar edhe Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Transmetimit, Operimit të Sistemit dhe Operimit të Tregut, si dhe Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Shpërndarjes, të cilat tarifa janë të detyrueshme për të gjithë Furnizuesit e energjisë elektrike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Furnizuesin e energjisë elektrike Elektrosever. Rritja e tarifave të energjisë elektrike 16.1% vlen për Furnizuesin me Shërbim Universal, që operon në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe këtë obligim të shërbimit universal e ka KESCO. Gjithashtu njoftojmë opinionin publik se Furnizuesi i energjisë elektrike Elektrosever ka licencë nga ZRRE për konsumatorët e katër komunave në veri të Republikës së Kosovës, si furnizues komercial, si dhe shumë furnizues tjerë të energjisë elektrike të licencuar nga ZRRE. Gjithashtu njoftojmë opinionin publik se Furnizuesi i energjisë elektrike Elektrosever ka licencë nga ZRRE për konsumatorët e katër komunave në veri të Republikës së Kosovës, si furnizues komercial, si dhe shumë furnizues tjerë të energjisë elektrike të licencuar nga ZRRE”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.