Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Vërtetësia e luftës nuk preket: Llapjani ngrihen në mbrojtje të vlerave të UÇK-së

Redaksia Lajmetereja • 25-09-2026 16:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vërtetësia e luftës nuk preket: Llapjani ngrihen në mbrojtje të vlerave të UÇK-së
Vendimi i fundit i Gjykatës Speciale ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka fuqi të zbehë ose tjetërsojë perceptimin e popullit të Kosovës për luftën e drejtë të kësaj ushtrie. Ky ka qenë mesazhi kryesor i përcjellë gjatë tubimit protestues të organizuar të premten në Podujevë nga ana e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Në këtë ngjarje janë bashkuar luftëtarë të orëve të para, qytetarë të shumtë dhe zyrtarë institucionalë, me qëllim që të kundërshtojnë aktgjykimin e fundit, të bëjnë thirrje për solidaritet kombëtar dhe të dëshmojnë mbështetje të palëkundur për ish-krerët e UÇK-së. Gjatë tubimit u evokuan kujtimet për viktimat civile dhe dëmet e mëdha të shkaktuara nga lufta në zonën e Llapit, duke u theksuar se këto ngjarje historike nuk mund të zhbëhen përmes vendimeve të sallave të gjyqeve. Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u shpreh prerazi se lufta e zhvilluar nga UÇK-ja ishte plotësisht e drejtë, e pastër dhe me karakter çlirimtar. Bulliqi: Ai vendim i padrejtë nuk mund të na lëkund bindjen se lufta e UÇK-së ishte e drejtë “Ai vendim i padrejtë nuk mund të na lëkund bindjen se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pastër dhe çlirimtare. Të vetmit ata që kryen krime në këto troje ishin okupatoret serb të udhëhequr nga kryekrimineli, Sllobodan Millosheviqi. Çdo përpjekje për të barazuar krimin e forcave serbe në Kosovë me luftën çlirimtare të djem e vajzave tona, përveç e padrejtë është edhe absurde. Prandaj, jo në emrin tim. Vetëm në rajonin e Llapit kemi qindra viktima civile të pafajshme, në mesin e tyre, gra, fëmijë e pleq. Dhjetëra, mijëra shtëpi të rrënuara totalit. Prandaj, nëse do të duhej të gjykohen krimet në baza etnike kjo do duhet të vlente për Serbinë dhe jo për Kosovën. Këto fakte nuk mund të zhbëhen, as ky vendim i padrejtë i kësaj gjykate dhe asgjë nuk mund të njollosë luftën e pastër të UÇK-së. Jemi të bindur se ish krerët e UÇK-së do të fitojnë edhe këtë betejë. Dikur ata luftuan për lirinë e këtij populli, sot ne jemi bashkë për lirinë e tyre”, u shpreh Bulliqi. Ndërkaq, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Rafet Llapashtica, porositi se gjeneratat e reja duhet domosdoshmërisht të njohin thellësisht sakrificën e bërë për fitimin e lirisë. Llapashtica: Sot kur flasim për UÇK-në, flasim për rrugën e gjatë drejt lirisë “Brezi i cili nuk e njeh sakrificën e të parëve të vet rrezikon të mos e kuptojë vlerën e lirisë. Sot kur flasim për UÇK-në, flasim për rrugën e gjatë drejt lirisë, për ata që luftuan kundër krimineleve, që erdhën këtu në vendin tonë të dhunonin e të vrasin, flasim për UÇK-në që ishte zëri i popullit. Flasim për një familje dhe për një nënë, e një baba që shpresoj, për një fëmijë që mbeti pa përqafimin e prindit që kriminelet serb ja vranë. Flasim për një fëmijë që sot shkon i qet në shkollë. Jemi bashkuar t’i tregojmë çdokujt se vitet mund të kalojnë, brezat mund të ndryshojnë , por, mund të ndryshojnë edhe kohët, por, çmimi që pagoi populli ynë për liri nuk ndryshon dhe nuk zbehet asnjëherë...Si çdoherë, por, edhe sot, si kurrë më shumë, kemi për detyrë që dallimet tona të mos na bëjnë armiq, sepse Kosova ka nevojë të jemi të bashkuar, sepse, UÇK-ja na ka bashkuar në luftë e na bashkon edhe sot sikur atëherë”, tha ai. Në fjalën e tij në emër të shoqërisë civile, Rexhep Zeka kërkoi që aktgjykimi të kundërshtohet përmes një angazhimi dhe bashkimi masiv qytetar. Zeka: Jemi këtu sepse besojmë se asnjë vendim nuk mund të ndryshojë të vërtetën “Në atë Gjykatë nuk janë duke u dënuar individë, në atë gjykatë është duke u dënuar UÇK. UÇK e cila është mbi secilën nga ne, mbi secilën parti që ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë në të ardhmen. UÇK është drita e syve tanë, nëpërmes të cilës ne sot e gëzojmë lirinë. Andaj, e kemi obligim secili qytetarë të jemi bashkë për ta mbrojtur të vërtetën tonë historike”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar