Aktuale
Takim i papritur mes Lladrovcit dhe Konjufcës: Çfarë u diskutua jashtë dyerve të politikës?
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndarë me ndjekësit e tij detaje nga një takim i rastësishëm që ka pasur me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, duke sqaruar se në qendër të kësaj ngjarjeje nuk kanë qenë aspak temat politike apo ndarja e posteve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lladrovci bëri të ditur se biseda e tyre u dominua nga vizioni dhe hapat që duhet ndërmarrë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Republikën e Kosovës.
“Koha po ecë, vendnumërimi nuk i shkon për shtati Republikës tonë. Ecja duhet të shndërrohet në vrap, për të arritur nivelin që rinia jonë ta gjej lumturinë, këtu”, ka theksuar ai në mesazhin e tij.
Në fund, Lladrovci u shpreh se bashkëpunimi me Konjufcën mund të kishte sjellë zgjidhje qysh më parë, por vlerësoi se ende ekziston koha e mjaftueshme për të gjithë ata që shfaqin vullnetin e sinqertë për t'i shërbyer vendit dhe për t'u rreshtuar pas interesave të Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: