Aktuale
Vazhdon revolta në Prishtinë: Organizatori thirrje qytetarëve për natën e 18-të të protestës në mbrojtje të UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Çlirim Haziri, nismëtari i tubimit “Jo në emrin tim”, u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen mbrëmjen e sotme edicionit të 18-të të kësaj proteste, e cila do të nisë duke filluar nga ora 19:00 në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.
Nëpërmjet një mesazhi publik, Haziri ka dëshmuar përkushtimin e palëkundur për të vazhduar tubimet pa ndërprerje.
“Nuk lodhemi. Nuk ndalemi. Dhe nuk largohemi pa u dëgjuar!”, ka theksuar ai në postimin e tij.
Haziri ka rikujtuar se qëllimi kryesor i kësaj lëvizjeje mbetet mbështetja e pakushtëzuar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosja e drejtësisë.
“Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi në shesh!”, ka përmbyllur thirrjen e tij organizatori.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: