Aktuale
Pse ngritja nga shtrati bëhet më e vështirë në stinën e vjeshtës dhe si t'i ndryshoni zakonet tuaja
Reklamë e Sponsorizuar
Nëse po përballeni me sfida për t'u zgjuar në orët e para të mëngjesit gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit, dijeni se kjo ka shkaqe të mirëfillta biologjike.
Specialistët e shëndetit shpjegojnë se në periudhat e ftohta të vitit, organizmi ynë shfaq një prirje të natyrshme për të kërkuar orë më të gjumit.
Ekspertja e gjumit, Allison Brager, thekson se kjo nevojë lidhet ngushtë me ditët më të shkurtra që kufizojnë kohën e aktivitetit. Sipas saj, temperaturat e ulëta e vendosin trupin në një gjendje përshtatjeje fiziologjike, e cila shoqërohet me kërkesën për pushim më të zgjatur.
Nga ana tjetër, cilësia e gjumit nuk varet vetëm nga sasia e orëve të fjetjes, por kërkon edhe një balancim të ritmit cirkadian. Ky ekuilibër tronditet sidomos gjatë tranzicioneve sezonale, duke thelluar mungesën e gjumit dhe duke sjellë shqetësime në orët biologjike.
Për të lehtësuar zgjimin në mëngjes, rekomancohet heqja dorë nga përdorimi i pajisjeve elektronike, si telefonat inteligjentë, tabletët apo kompjuterët, gjatë orëve të natës. Eliminimi i çdo faktori shpërqendrues është thelbësor për të krijuar një atmosferë sa më relaksuese për gjumë.
Specialistët sugjerojnë gjithashtu që hapësira juaj e fjetjes të mbahet e freskët, e errët dhe larg zhurmave, pasi këto kushte ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së pushimit.
Së fundmi, një rëndësi e veçantë i duhet kushtuar edhe ushqyerjes në orët e mbrëmjes, duke u kujdesur që të shmangni konsumimin e alkoolit dhe pijeve me kafeinë para se të flini.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: