Politikë
Angazhim maksimal drejt Planit të Rritjes, Kusari-Lila tregon hapat e radhës të Qeverisë
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se ka marrë pjesë në sesionin e dytë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, në cilësinë e Komitetit Drejtues për Instrumentin e Planit të Rritjes.
Sipas saj, dikasteri që ajo drejton është i angazhuar maksimalisht në përgatitjen e projektligjeve dhe akteve përcjellëse nënligjore, të cilat janë parakusht për arritjen e synimeve të Kosovës brenda këtij plani evropian.
Gjatë këtij takimi, ajo ka vënë në dukje se sfida primare në këtë drejtim vazhdon të jetë funksionalizimi i plotë i mekanizmave shtetërorë dhe garantimi i një ritmi të rregullt të punës legjislative në Kuvend.
“Kosova ka nevojë për stabilitet institucional dhe një rrugë të qëndrueshme drejt integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Kusari-Lila.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: