Sport
Gasperini thur elozhe për Dybalan: Është një poet i vërtetë në fushën e blertë
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, ka ndarë detaje rreth mënyrës se si e ka ndihmuar sulmuesin Paulo Dybala që të lërë pas dëmtimet e shpeshta, si dhe ka folur për përfitimin nga gabimi i Aston Villas në merkaton e janarit për transferimin e Donyell Malen.
Duke folur në ngjarjen “Festival dello Sport” në Trento, tekniku italian u shpreh hapur për yllin argjentinas: “Dybala është poet i futbollit”. Sezoni i tij i parë në “Stadio Olimpico” shërbeu si periudhë përshtatjeje, megjithatë ai arriti të sigurojë vendin e tretë dhe rikthimin e klubit në Ligën e Kampionëve pas shtatë vitesh mungesë.
Fushata aktuale ka nisur në mënyrë të shkëlqyer, me kryeqytetasit që ndajnë kreun e tabelës në Serie A së bashku me Interin dhe Lazion, ndërsa në arenën evropiane regjistruan një barazim 1-1 në udhëtim ndaj Fenerbahçes.
“Seanca e parë stërvitore u prit me ankth, pasi pas shumë vitesh po nisja një eksperiencë në një mjedis të ri. Edhe futbollistët ishin të etur, ndonëse mbase kishin dëgjuar për intensitetin e lartë të stërvitjeve të mia dhe donin të ishin gati”, deklaroi Gasperini. Ai shtoi se synimi i tij fillestar ishte vendosja e bazave të reja, duke kërkuar nga skuadra që të ushtrojë presion dhe t’ia rrëmbejë topin kundërshtarit e jo të presë dhurata prej tij.
Te Begu, largimi nga Atalanta pas nëntë viteve u cilësua si “kalimi i Rubikonit” në karrierë për të nisur këtë aventurë te “Stadio Olimpico”. Ai gjithashtu përmendi mbrojtësit e tij, duke zbuluar se e kishte këshilluar Gianluca Mancinin të ndryshonte sjelljen në fushë, pasi natyra e tij bezdisëse për kundërshtarët po e dëmtonte edhe në thirrjet për kombëtaren e Italisë.
Sa i përket Paul Dybalas, trajneri vlerësoi se gjendja e tij fizike është stabilizuar pas periudhave të vështira me dëmtime. “Kur erdha, mendoja se kjo lidhej me ngarkesën stërvitore. Më sugjeronin ta ruaja dhe t'i jepja pushim rregullisht, por ai përsëri lëndohej. Megjithatë, këtë sezon ka qenë fantastik dhe po përfundon ndeshjet me energji më të freskët se shumë të tjerë. Kjo dëshmon se puna stërvitore është thelbësore dhe ai tani godet topin si dikur”, u shpreh ai.
Duke bërë një krahasim për talentin, Gasperini e vendosi argjentinasin në majë. “Kam drejtuar shumë artistë të topit në karrierë, por Dybala është ndër më të mirët. Jeda, Ilicic, Milito – janë të gjithë lojtarë që i quaj poetë për shkak të lëvizjeve të tyre unike”.
Një tjetër histori suksesi nën drejtimin e tij është ajo e Donyell Malen, i cili u afrua nga Aston Villa në muajin janar. “Ndonjëherë rastësitë në merkato ju ndryshojnë planet. Morëm vesh se Aston Villa po e nxirrte në shitje për motive taktike. Ai preferon të luajë në qendër të sulmit dhe unë gjithmonë kam besuar se aty jep maksimumin, pasi është shumë i rrezikshëm pranë zonës. Nuk e mendoja se do të kishte këto shifra kaq mbresëlënëse. I kam thënë se Gonzalo Higuain shënoi 36 gola në një edicion, por do të jem i lumtur nëse ai arrin 30”, përfundoi Gasperini.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: