Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Fundjavë me diell dhe temperatura pranverore në vend, ja parashikimi i plotë i motit

Redaksia Lajmetereja • 02-10-2026 20:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Fundjavë me diell dhe temperatura pranverore në vend, ja parashikimi i plotë i motit
Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të shijojnë një fundjavë me mot të ngrohtë dhe me intervale me diell, sipas paralajmërimeve më të reja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK). Të shtunën, parashikohet mbizotërim i motit me diell dhe vranësira të lehta, të cilat do të jenë më të theksuara përreth zonave malore, ndërsa reshje nuk priten në asnjë zonë. “Vranësira më të theksuara mund të paraqiten herë pas here përreth relievit malor. Nuk parashihen reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 18°C deri në 22°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–4m/s”, bën të ditur IHMK-ja. E diela do të sjellë një ngritje të mëtejshme të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë vlerën deri në 24 gradë Celsius. Gjatë kësaj dite do të ketë diell dhe vranësira të ndryshueshme, kurse kushtet atmosferike mbeten të qëndrueshme pa reshje. “Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 19°C deri në 24°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–3 m/s”, theksohet në njoftimin e Institutit. Përveç temperaturave të larta, IHMK njofton se kushtet biometeorologjike do të jenë mjaft të favorshme dhe do të lejojnë zhvillimin e çfarëdo aktiviteti në natyrë. “Rritja e temperaturave gjatë ditës do të sjellë kushte më të favorshme termike, ndërsa në orët e mëngjesit do të mbizotërojnë temperatura relativisht të ulëta”, shtohet në komunikatë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar