Tragjedi në Skenderaj/ Dyshohet për vdekjen e një nxënësje të klasës së 10-të

Publikuar më: 28-04-2025 04:45
Një adoleshente nga Skënderaj, dyshohet se ka humbur jetën. Rastin e ka njoftuar një lexues për klankosova.tv në kushte anonimiteti, që sipas tij është nxënëse e klasës së dhjetë. DrenicaOnline ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare mbi rastin. Ende nuk janë të qarta rrethanat e vdekjes së saj, megjithatë, sipas dëshmitarëve dyshohet të ketë rënë nga ballkoni, derisa policia janë parë në vendin e ngjarjes. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu