Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

RMV-ja konfirmon: Delegacioni ynë qëndroi në sallë gjatë fjalimit të Netanyahut në OKB

Redaksia Lajmetereja • 25-09-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
RMV-ja konfirmon: Delegacioni ynë qëndroi në sallë gjatë fjalimit të Netanyahut në OKB
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka zyrtarizuar se delegacioni i saj ka qenë i pranishëm gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Reagimi i këtij dikasteri vjen pas aludimeve të mediave ndërkombëtare se përfaqësues të shtetit tonë kishin braktisur sallën së bashku me dhjetëra delegacione të tjera, në shenjë pakënaqësie ndaj liderit izraelit gjatë seancës së mbajtur të enjten, më 24 shtator. Sipas relporteve globale, ndërkohë që përfaqësues nga shtete si Turqia, Arabia Saudite, Katari, Irani, Tunizia, Pakistani dhe Indonezia u larguan nga salla, ndërsa vende të tjera përfshirë Spanjën, Brazilin dhe Afrikën e Jugut zgjodhën të mos merrnin pjesë fare, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vendosën të qëndrojnë për të përcjellë fjalimin. Ky veprim i delegacionit të Shkupit zyrtar nuk ka qenë i papritur, duke dëshmuar edhe një herë bashkëpunimin dhe linjën e ngushtë diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar