Sport
Gjendja e Përfaqësueses së Maqedonisë: Alioski bashkohet me grupin para sfidës ndaj Skocisë
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Maqedonisë ka zhvilluar mbrëmjen e sotme seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Todor Proeski”, në kuadër përgatitjesh për ndeshjen e nesërme kundër Skocisë, e cila i takon xhiros së tretë në Ligën B të Kombeve.
Sipas paralajmërimeve të trajnerit Goce Sedlloski, mbrojtësi anësor Giani Alioski është paraqitur në grumbullim dhe ka ushtruar rregullisht së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, duke konfirmuar gatishmërinë e tij për këtë përballje të rëndësishme.
Prania e futbollistit me origjinë shqiptare nënkupton se shtabi teknik do të mund të llogarisë në shërbimet e tij për ndeshjen e nesërme, e cila pritet me mjaft interesim nga opinioniojn sportiv.
Në anën tjetër, sfida e radhës e gjen kombëtaren maqedonase në një seri negative, duke qenë se ende nuk e ka shijuar golin e parë pas plot 607 minutash lojë në total, respektivisht 540 minuta prej kohës kur Sedlloski ka marrë drejtimin e skuadrës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: