Ankohet Feronikeli ’74, kundër Dukagjinit ia mohuan një penallti të pastër!

Publikuar më: 27-04-2025 20:45
Skuadra e Feronikelit ’74 pësoi humbje sot ndaj Dukagjinit me shifrat 2:1, e vlefshme për Superligën e Kosovës. Në rrjetet sociale, klubi nga Drenasi ka bërë një reagim – pasi pretendojnë se u dëmtuan nga gjyqtari, shkruan Indeksonline Klubi tregon një video në rrjetet sociale ku shihet një ndërhyrje “gërshër” në 16-metërsh. Ata aludojnë se kjo ishte penallti e pastër, por gjyqtari Mentor Ajeti as që u konsultua me sistemin VAR! “Kështu shpërblehemi, përkundër që po japim maksimumin për të respektuar Supërligën deri në fund të garave! “FC Feronikeli 74 beson në vlerat e sportivitetit dhe barazisë në fushën e blertë dhe nuk do të ndalë së kërkuari trajtim të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në garat zyrtare. “Drejtësia në sport është bazë e zhvillimit të tij”, shkruhet në njoftimin e klubit Gjykojeni vet: Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu