Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Skandali Negreira kthehet në fokus: Real Madridi i dorëzon UEFA-s dosjen voluminoze kundër Barcelonës

Redaksia Lajmetereja • 02-10-2026 18:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandali Negreira kthehet në fokus: Real Madridi i dorëzon UEFA-s dosjen voluminoze kundër Barcelonës
Gjatë 24 orëve të fundit, çështja e njohur si “Skandali Negreira” është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes mediatike dhe institucionale, ndërsa koha e zgjedhur për këtë zhvillim të ri ka ngjallur mjaft kureshtje në mjedisin sportiv. Klubi i Real Madridit gjendet në epiqendër të këtyre polemikave të reja që janë rishfaqur brenda zyrave të UEFA-s, teksa analistët vënë inisiativën në dukje se ky hap vjen në një periudhë sezoni kur skuadra mbretërore nuk po kalon formën e saj më të mirë, duke hedhur dyshime mbi synimin për të devijuar vëmendjen nga fusha e blertë. Përballë kësaj situate, drejtuesit e “Los Blancos” kanë zgjedhur një rrugë tjetër për të ushtruar presion ndaj rivalit të tyre historik, duke i dorëzuar shtëpisë evropiane të futbollit një dosje tejet të pasur me dokumente. Në Madrid besojnë se ky material hetimor është plotësisht i mjaftueshëm për të implikuar zyrtarisht Barcelonën. Siç konfirmohet në raportimet e fundit mediatike, drejtuesit e Real Madridit janë të bindur se konfirmimi zyrtar i UEFA-s për pranimin e dokumentacionit shënon vetëm fillimin e një faze të re dhe aspak mbylljen e çështjes. Derimë tani, institucioni më i lartë i futbollit kontinental kishte preferuar të ruante distancën dhe të mos ndërhynte, duke pritur një vendim përfundimtar nga sistemet gjyqësore brenda Spanjës. Megjithatë, pikëpamja e Real Madridit ka ndryshuar rrënjësisht, pasi ata janë të bindur se raporti gjigant prej mbi 50 mijë faqesh do të shërbejë si katalizator që UEFA të ndërmarrë hapa konkretë ndaj katalanasve, pa pasur nevojë të presë zhvillimet e mëtejshme në Spanjë. Klubi kryeqytetas argumenton se UEFA tashmë zotëron një database të plotë informacionesh – një pjesë e madhe e të cilave nuk kanë qenë të disponueshme më parë – element ky që pritet ta kalojë këtë proces nga statusi i ngrirë në një shqyrtim aktiv. Sipas interpretimeve të bëra nga “Los Blancos”, ekzistojnë baza solide ligjore për ta akuzuar Barcelonën për “përfshirje, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në veprimtari që synojnë organizimin ose ndikimin në rezultatin e një ndeshjeje në nivel kombëtar ose ndërkombëtar”. Nëse vërtetohen këto shkelje, sanksioni i parashikuar do të ishte përjashtimi i menjëhershëm i katalanasve nga Liga e Kampionëve për periudhën e një sezoni, shoqëruar gjithashtu me një gjobë të konsiderueshme financiare. Po ashtu, klubi nga Madridi vlerëson se veprimet e aluduara të Barcelonës përbëjnë një cënim flagrant të kodit etik të UEFA-s, një shkelje kjo që mund të ecë paralelisht me procedurat penale në fuqi. Tani mbetet për t'u parë se si do të evoluojë ky skenar delikat. Nga ana e saj, kampi i Barcelonës vazhdon të ruajë qetësinë dhe shfaqet totalisht e pashqetësuar nga këto lëvizje të fundit, ndërkohë që Real Madridi mbetet i vendosur për ta çuar betejën deri në fund me synimin për ta vënë rivalin e përjetshëm në vështirësi maksimale institucionale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar