Kronikë
Protesta për UÇK-në: Çlirim Haziri i bën thirrje ministres Gërvalla të procedojë ligjin për Gjykatën Speciale
Reklamë e Sponsorizuar
Edhe mbrëmjen e sotme, sheshi kryesor i Prishtinës u bë sërish arena e tubimit protestues kundër vendimeve ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas përmbylljes së protestës në zemër të kryeqytetit, pjesëmarrësit marshuan drejt ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Para këtij institucioni, udhëheqësi i nismës "Jo në emrin tim", Çlirim Haziri, iu drejtua drejtpërdrejt ministres Donika Gërvalla me kërkesën e prerë për dërgimin tutje të ligjit për Gjykatën Speciale, duke paralajmëruar se protestat do të jenë të vazhdueshme.
"Kërkesën tonë ia sollëm qeverisë drejtpërdrejt te dyert e kësaj ministrie, te ministrja Donikë. I kërkojmë sot këtu që ta procedojë atë ligj të UÇK-së, ta procedojë, sepse mbi tavolinën e saj ajo mban dinjitetin e kombit tonë dhe identitetin tonë kombëtar. Ne nuk do të ndalemi asnjë natë të vetme derisa ky dikaster të ndërmarrë hapat për procedimin e këtij ligji", deklaroi ndër të tjera Haziri para turmës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: