Kronikë
IKD ngre alarmin: Shkarkimi i Blerim Isufajt u krye në fshehtësi dhe me nxitim
Reklamë e Sponsorizuar
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), organizatë e specializuar në çështjet e sistemit të drejtësisë, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me procedurën e ndjekur për shkarkimin e Blerim Isufajt nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, duke e quajtur atë proces arbitrar, të ngutshëm dhe pa transparencë publike.
Reagimi i institutit vjen pas vendimit të zyrtarizuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i cili bëri të ditur largimin e Isufajt nga ky funksion kyç, duke u munduar që këtë lëvizje ta arsyetojë përmes argumenteve institucionale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: