Ramadani thotë se javën e ardhshme zhbllokohet konstituimi i Kuvendit: Nuk ka Qeveri Kurti 3

Publikuar më: 27-04-2025 14:17
Burim Ramadani, analist politik, ka deklaruar se javën e ardhshme pritet të zhbllokohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, përmes një solucioni të ndërmjetëm, raporton GazetaBlic. Ai shtoi se, pas kësaj, do të fillojë faza e dytë e ballafaqimit politik, që ka të bëjë me formimin e Qeverisë së re. Ramadani theksoi se nuk ka mundësi për formimin e një Qeverie Kurti 3, duke lënë të kuptohet se ndryshimet politike janë të domosdoshme për krijimin e institucioneve të reja.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu