Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Edi Rama nga SHBA: Shteti amerikan e tradhtoi Hashim Thaçin, nuk u veprua siç duhet për “George Washington-in e Kosovës”

Redaksia Lajmetereja • 25-09-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Edi Rama nga SHBA: Shteti amerikan e tradhtoi Hashim Thaçin, nuk u veprua siç duhet për “George Washington-in e Kosovës”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka drejtuar kritika të forta lidhur me trajtimin që i është bërë ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke theksuar mungesën e tij në një ngjarje tradicionale ku ai merrte pjesë rregullisht. “I kërkoj ndjesë gjithkujt që ndoshta do të ndihet i shpërfillur, por mund të them që gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot ishte të ulesha krah kumbarit shqiptarë…”, u shpreh kreu i Qeverisë shqiptare në fjalën e tij. Duke e zhvendosur vëmendjen te mungesa e dukshme e ish-liderit kosovar, Rama kujtoi se Thaçi ka qenë gjithmonë pjesë e këtij organizimi, por sot ndodhet diku tjetër për shkak të një padrejtësie historike. “Po kështu më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij, ai është Hashim Thaçi. Ai nuk është sot pjesë këtu sepse ky vend e tradhtoi, jo Biden-i e tradhtoi, sepse edhe gjenerali Clark bëri më të mirën. Ky vend nuk bëri më të mirën për Thaçin, për George Washington-in e Kosovës”, u shpreh prerazi kryeministri Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar