Aktuale
Thirrje nga Brukseli: Diaspora kërkohet në protestën e madhe të 10 tetorit për mbrojtjen e UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Platforma qytetare "Liria ka Emër" u ka bërë thirrje zyrtare bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, t'i bashkohen protestës masive që do të organizohet kundër vendimit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Sipas njoftimit zyrtar, tubimi protestues është caktuar të mbahet më 10 tetor në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, në Bruksel, me fillim nga ora 16:00, duke synuar të mbledhë sa më shumë qytetarë në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare.
Organizatorët kanë shpërndarë mesazhin sensibilizues ku theksohet domosdoshmëria e reagimit qytetar: “Protestojmë prapë kundër padrejtësisë ndaj çlirimtarëve tanë. Bashkë për UÇK-në, drejtësinë dhe të vërtetën!”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: