Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nis java e tretë në ProCredit Superligë: Vëmendja te superderbi në Prizren

Redaksia Lajmetereja • 02-10-2026 12:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nis java e tretë në ProCredit Superligë: Vëmendja te superderbi në Prizren
Kampionati elitar i basketbollit, ProCredit Superliga, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së tretë, e cila do të shtrihet në tri ditë, duke filluar nga e shtuna deri të hëna me katër takime interesante. Faza hapëse e kësaj jave bëhet mëngjesin e së shtunës në palestrën “Sezai Surroi”, ku Prizreni do të jetë nikoqir i përballjes mes Bashkimit dhe Trepçës, me fillim nga ora 19:30. Këto dy skuadra u takuan vetëm pak ditë më parë në kuadër të ProCredit Superkupës së Kosovës, betejë ku triumfuan prizrenasit duke rrëmbyer trofeun. Ndërkohë, Bashkimi ka nisur mbarë edhe rrugëtimin kampionar me dy fitore rresht, ndërsa mitrovicasit, pas suksesit në Rahovec, u ndalën nga Peja në xhiron e kaluar. Të dielën, aksioni zhvendoset në kryeqytet. Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, duke filluar nga ora 17:00, Sigal Prishtina do të matë forcat me Golden Eagle Yllin. Bardhekaltrit vijnë në këtë duel pas triumfit ndaj Vëllaznimit, ndërsa skuadra nga Theranda kërkon me çdo kusht fitoren e parë këtë edicion. Më vonë të dielën, saktësisht nga ora 19:30, sytë e adhuruesve të basketbollit do të jenë nga palestrën “Karagaçi”, ku Peja pritet të përballet me Vëllaznimin. Pejanët vijnë pas eliminimit në mesjavë nga kualifikimet e FIBA Europe Cup, ku nuk ia dolën të sigurojnë fazën e grupeve, dhe tashmë e gjithë vëmendja e tyre është kthyer te garat vendore. Në Superligë, verdhezinjtë vijnë pas fitores së madhe ndaj Trepçës në “Minatori”, kurse kuqezinjtë e Gjakovës synojnë triumfin e parë sezonal. Epilogu i javës së tretë do të jepet të hënën, sërish në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku nga ora 20:00 do të përleshen Bora dhe Rahoveci 029. Ekipi i Borës e ka nisur për mrekulli këtë edicion me dy fitore nga po aq ndeshje të luajtura, ndërsa Rahoveci 029 kërkon pikët e para pas dy disfatave në fillim të kampionatit. Orari i ndeshjeve: E shtunë, 3 tetor: 19:30 | Bashkimi – Trepça E diel, 4 tetor: 17:00 | Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli 19:30 | Peja – Vëllaznimi E hënë, 5 tetor: 20:00 | Bora – Rahoveci 029
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar