Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Thirrje nga Brukseli: Diaspora kërkohet në protestën e madhe të 10 tetorit për mbrojtjen e UÇK-së

Redaksia Lajmetereja • 02-10-2026 11:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Thirrje nga Brukseli: Diaspora kërkohet në protestën e madhe të 10 tetorit për mbrojtjen e UÇK-së
Platforma qytetare "Liria ka Emër" u ka bërë thirrje zyrtare bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, t'i bashkohen protestës masive që do të organizohet kundër vendimit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Sipas njoftimit zyrtar, tubimi protestues është caktuar të mbahet më 10 tetor në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, në Bruksel, me fillim nga ora 16:00, duke synuar të mbledhë sa më shumë qytetarë në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare. Organizatorët kanë shpërndarë mesazhin sensibilizues ku theksohet domosdoshmëria e reagimit qytetar: “Protestojmë prapë kundër padrejtësisë ndaj çlirimtarëve tanë. Bashkë për UÇK-në, drejtësinë dhe të vërtetën!”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar