Aktuale
“U ngjita me forcë në skenë” – Nasim Haradinaj zbulon prapaskenat e fjalimit në marshin e Prishtinës
Reklamë e Sponsorizuar
Nasim Haradinaj ka pranuar se pjesëmarrja e jo në listën e folësve gjatë marshit të organizuar së fundmi në Prishtinë e ka detyruar atë të ndërmarrë veprime radikale për të marrë fjalën para qytetarëve të pranishëm.
Gjatë një interviste televizive, ai ka sqaruar se organizatorët nuk kishin parashikuar që ai t'i drejtohej turmës, çka bëri që ai të detyrohej të ngjitej në podium me forcë dhe pa miratimin e tyre paraprak.
“Unë nuk kam hyrë spontanisht, por kam hyrë bashkë me dhunë. Fjala më është cenuar që nga dita e parë e protestave dhe deri tash asnjëherë nuk më është dhënë. Atë ditë fjalën e kam marrë me dhunë, me zor kam hipur në skenë, përkundër organizatorëve. Unë kam treguar që ditën e parë se as nuk kam qenë organizator, por jam përkrahës i popullit tim, aty ku unë shoh që politika po do ta orientojë gabimisht. Ata që deshën të ma ndalin fjalimin dhe që kurrë nuk më thanë ta marr fjalën, tashmë e kanë marrë një leksion që në të ardhmen të mos mundohen të nxjerrin lidership të ri”, u shpreh Haradinaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: