Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Deklarata e bujshme e Bledi Manes: Synoj të martohem me Eli Farën pas skandalit me videot intime

Redaksia Lajmetereja • 02-10-2026 11:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Deklarata e bujshme e Bledi Manes: Synoj të martohem me Eli Farën pas skandalit me videot intime
Ish-opinionisti i njohur i spektaklit "Big Brother VIP Kosova", Bledi Mane, ka bërë një reagim të fortë publik pas shpërndarjes së videove intime të kompozitorit të mirënjohur Adrian Hila, në të cilat shfaqen figura të njohura të skenës. Nëpërmjet një shkrimi të gjerë në rrjetet sociale, Mane i ka dalë në mbrojtje publike këngëtares së njohur Eli Fara, duke theksuar se ajo do t'i bëjë ballë kësaj situate dhe se kjo ngjarje do të shërbejë si frymëzim për krijimtari artistike. Ndër të tjera, gazetari ka lëshuar një deklaratë tejet interesante dhe të papritur, duke pohuar hapur se synon të kurorëzojë dashurinë e tij në martesë me artisten e njohur. "Unë do martohem me Eli Farën! E dua sepse këngët e saj do jetojnë më gjatë se çdo lajm i poshtër dhe pervers. E dua sepse kurrë nuk urreu, nuk xhelozoi dhe kurrë nuk luftoi asnjë kundërshtar, asnjë koleg apo artist tjetër. E dua sepse si grua beqare nuk tradhëtoi as bashkëshort e as të dashur. Besoi verbërisht te një njeri, te një koleg dhe ky i fundit e preu në besë dhe e poshtëroi. E dua Eli Farën sepse ia di fuqinë dhe kjo grua do ringrihet përsëri, këtë gjëmë do e konturojë në art dhe ka për t’i kënduar baladë trishtimi vetes së saj e më pas do të reflektojë. Do reflektojë për të ndriçuar veten dhe të tjera gra që linçohen e poshtërohen me të vetmen arsye pse besojnë, pse dashurojnë, pse puthen dhe pse falin kënaqësi. Unë e dua Eli Farën sepse dua femrën mëkatare porsi Eva e Edenit, dua Eli Farën sepse dua artistin ashtu siç është me teka, me mëkate, me suksese, me dështime, me urime e me mallkime", ka shkruar Mane në mesazhin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar