Politikë
Skandali i videove intime, deputetja e PS-së: Fajin e kanë autorët dhe jo gratë
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë me një reagim të fortë pas valës së publikimit të pamjeve intime të disa figurave publike në rrjet.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ajo ka hedhur poshtë çdo tentativë për të fajësuar viktimat, duke theksuar se turpi i takon vetëm atyre që kanë kryer filmimin dhe shpërndarjen e tyre.
“Turpi nuk u përket grave. U përket atyre që cenojnë privatësinë e tyre dhe atyre që e ushqejnë këtë dhunë me ‘share’, klikime e tallje”, ka shprehur ajo në mesazhin e saj.
Më tej, Luarasi ka bërë thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke kërkuar hetime të thelluara se kush fshihet pas regjistrimit, keqpërdorimit dhe transmetimit të këtyre materialeve.
Gjithashtu, ligjvënësja socialiste ka shprehur mbështetje për hapat e ndërmarrë nga Policia dhe Prokuroria, si dhe ka mirëpritur angazhimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për bllokimin dhe fshirjen e tyre.
Ajo ka qenë e prerë sa i përket etikës profesionale, duke nënvizuar se ekspozimi i jetës private nuk ka asnjë lidhje me profesionin e gazetarit.
“Ata që e paraqesin jetën intime të dikujt si ‘lajm’ për klikime dhe fitim nuk po bëjnë gazetari. Gazetaria informon, verifikon dhe respekton dinjitetin e njeriut”, ka shtuar ajo.
Në mbyllje të reagimit të saj, Luarasi ka kërkuar reflektim mbi dëmin dhe pasojat e rënda psikologjike që ky material mund të shkaktojë te familjarët dhe fëmijët e personave që janë vënë në shënjestër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: