Aktuale
Thirrje nga Brukseli: Diaspora mobilizohet për protestën e madhe në mbrojtje të krerëve të UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” u ka bërë thirrje zyrtare të gjithë bashkatdhetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e paralajmëruar kundër vendimit gjyqësor ndaj ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Tubimi protestues është caktuar të mbahet më 10 tetor në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, në Bruksel.
Në thirrjen drejtuar diasporës, theksohet: "Të dashur bashkatdhetarë kudo në Evropë, më 10 tetor, në Bruksel nga ora 16:00 protestojmë prapë kundër padrejtësisë ndaj çlirimtarëve tanë".
Organizatorët kanë përsëritur thirrjen për bashkim nën kauzën e përbashkët: "Bashkë për UÇK-në, drejtësinë dhe të vërtetën!"
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: