Aktuale
Mbështetje pa zhurmë mediatike: Gesti domethënës i Jonida Vokshit për Monika Lubonjën
Reklamë e Sponsorizuar
Jo çdo herë ndihma apo përkrahja për personat e zemrës ka nevojë të shfaqet hapur në rrjetet sociale.
Këtë mesazh duket se ka përcjellë aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, në një periudhë delikate për mikeshën e saj të ngushtë, Monika Lubonjën.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vokshi ka ndarë një fotografi, ku ka mbivendosur shprehjen: “Nuk janë fjalët, por prania, ajo që ka rëndësi!”.
Ndonëse nuk ka bërë ndonjë përmendje direkte të emrit të Monikës dhe nuk është ndalur tek rrethanat që e kanë vënë atë në qendër të vëmendjes së publikut gjatë ditëve të fundit, reagimi i saj flet qartë për një mbështetje të ofruar larg syrit të publikut.
Në këtë mënyrë, artistja ka dashur të nënvizojë se përkrahja e vërtetë ndaj dikij që po përballet me momente sfiduese nuk kërkon domosdoshmërisht deklarata pompoze publike, por qëndron tek afërsia njerëzore dhe prania reale në jetën e përditshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: