Aktuale
Shtatzënia e tretë, aktorja e famshme Anne Hathaway zbulon ndryshimin e çuditshëm trupor
Reklamë e Sponsorizuar
E ftuar në spektaklin e njohur “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” më 30 shtator, aktorja e njohur Anne Hathaway ka ndarë me publikun detaje interesante nga shtatzënia e saj aktuale, duke veçuar një zhvillim mjaft të pazakontë me shqisën e nuhatjes.
Aktorja 43-vjeçare, e cila po përgatitet të bëhet nënë për herë të tretë së bashku me bashkëshortin e saj, Adam Shulman, është tashmë prind e dy djemve, Jonathan 10 vjeç dhe Jack 6 vjeç. Gjatë bisedës në studio, ajo bëri një krahasim me shtatzënitë e mëparshme.
“Simptoma ime kryesore gjatë shtatzënisë së parë ishte lodhja, ndërsa kësaj radhe nuk e pata atë problem. Simptoma kryesore këtë herë ishin aknet, por mbi të gjitha kisha një nuhatje të çmendur,” u shpreh ajo gjatë bisedës me drejtuesin Jimmy Fallon.
Hathaway shpjegoi se kjo ndjeshmëri e tejskajshme e nuhatjes i ka vështirësuar jo pak angazhimet e saj në udhëtime të ndryshme dhe daljet publike për promovimin e filmave të saj të fundit.
“Gjatë një turneu promovues është e pabesueshme. Ngjan fiks si skenë nga filmi ‘Goodfellas’. Futesh dhe del nga hotelet përmes korridoreve të pasme, por ndërkohë kalon pranë aq shumë koshave të mbeturinave dhe kuzhinave. Më pas hyn në ashensorë dhe mund të nuhatësh çdo porosi të shërbimit në dhomë,” u shpreh ajo duke buzëqeshur.
Aktorja shtoi se parfumet me aroma të rënda janë bërë gjithashtu tepër të vështira për t'u duruar gjatë kësaj periudhe.
“Në tremujorin e parë, qëllimi im i vetëm ishte të mos më vinte për të vjellë para publikut. Tani, në tremujorin e tretë, synimi im është të mos eci me hapa të vegjël në skenë. Kështu që mendoj se ky është një hap para,” tha ajo me humor.
Për paraqitjen e saj në këtë emision televiziv, ylli i Hollivudit kishte zgjedhur një fustan elegant me ngjyrë të zezë dhe shpatulla të zbuluara, të cilin e kishte kombinuar me një varëse luksoze në formë gjarpri nga marka Bvlgari. Pamja e saj u kompletua me këpucë të arta të hapura, buzëkuq të kuq dhe manikyr të zi.
Në një tjetër dalje publike gjatë të njëjtës ditë, aktorja kishte vendosur të ekspozonte barkun e rrumbullakosur me një bluzë të zezë transparente, pa rripa dhe me mëngë të gjata që zbrisnin deri në dysheme, duke e shoqëruar me pantallona të gjera, aksesorë minimalistë dhe syze dielli.
Në një intervistë të dhënë më herët gjatë muajit gusht, Hathaway kishte treguar se ndihet tejet e bekuar për këtë kapitull të ri në jetën e saj.
“Është e mrekullueshme. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se kjo do të ndodhte. E vetmja gjë që të mbetet të bësh është ta përqafosh këtë ndjesi, të thuash ‘po’, të shijosh çdo moment, të qeshësh dhe të mbledhësh kujtime të paharrueshme,” përfundoi ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: