Sport
Vllaznia zyrtarizon drejtuesin e ri: Csaba Laszlo merr frenat e kuqebluve pas largimit të Edi Martinit
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar emrin e ri në krye të pankinës, duke besuar drejtimin e skuadrës te tekniku me përvojë ndërkombëtare, Csaba Laszlo. Ai zëvendëson kështu Edi Martinin, i cili u largua pak kohë më parë nga drejtimi i kuqebluve. Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga vetë klubi shkodran, ndërsa bëhet e ditur se trajneri i ri do të zbresë në fushë për të nisur nga puna qysh në seancën stërvitore të pasdites së sotme.
“WELCOME TO VLLAZNIA, CSABA LÁSZLÓ!
Eksperiencë ndërkombëtare nga Bundesliga, Skocia, Belgjika, Hungaria dhe drejtimi i dy Kombëtareve.
Trajneri i Vitit në Hungari
Eksperiencë. Personalitet. Ambicie.
Një kapitull i ri fillon në Shkodër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: