Aktuale
Reagimi i ashpër i Egla Cenos pas skandalit të videove intime: Një dhunë e pafalshme dhe shkatërrim publik për gratë
Reklamë e Sponsorizuar
Fituesja e edicionit të tretë të "Big Brother VIP Albania", aktorja Egla Ceno, ka reaguar me tone të ashpra përmes rrjeteve sociale lidhur me skandalin e fundit ku janë përfshirë disa figura të njohura të botës së showbiz-it shqiptar. Ajo ka dënuar me forcë shpërndarjen e materialeve intime, duke e cilësuar këtë akt si një dhunë të pastër dhe përpjekje për të poshtëruar publikisht gratë që shfaqen në to.
Përmes një mesazhi sensibilizues, Ceno bëri me dije se ka kontaktuar personalisht me njërën prej vajzave të prekura nga kjo situatë për t'i ofruar mbështetjen e saj të plotë morale. Aktorja ndau me ndjekësit shqetësimin për gjendjen e rënduar psiko-emocionale të viktimës, duke u bërë thirrje të gjithëve të ndalin gjykimet dhe sulmet linçuese.
Në reagimin e saj të plotë, Ceno shkruan: "Dënoj me bindje poshtërimin, linçimin dhe dhunën që po u bëhet atyre grave me video nga krevati. Më vjen ndot nga akti pervers i regjistrimit dhe akoma më ndot nga publikimi. Ditën e djeshme kam shkëmbyer mesazhe me njërën prej tyre për t’i ofruar mbështetjen time si grua dhe më tha që ndihej keq… mundem vetëm të imagjinoj gjendjen e saj psiko-emocionale."
Aktorja nuk ka kursyer as komentuesit në rrjetet sociale, të cilët ironizojnë vajzat e ekranit me paralajmërime dashakeqe. Ajo u është përgjigjur atyre me një mesazh të prerë: "U them ishalla nuk u del mamave dhe motrave tuaja ndonjë video e tillë se vetëm video nuk janë: janë poshtërim publik, shkatërrim!".
Në mbyllje të reagimit të saj, Egla Ceno ka bërë një thirrje të fortë sociale, duke i orientuar qytetarët të shohin problemet reale ekonomike dhe sociale sesa jetën private të të tjerëve. "Boll patë krevatet e të tjerëve o të mjerë, shikoni kush ju ka ulur pantallonat dhe po ju SHISH kurrizin përditë. Në shesh, se është mbushur Tirana me krahë pune që nuk dinë një fjalë Shqip. Po ju fshijnë. Po ju SHISH-in pa krevat fare", ka përfunduar ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: