Sport
Partizani krenohet gjatë pushimit
Reklamë e Sponsorizuar
Dion Vata dhe Elson Himallari kanë bërë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre, duke luajtur me fanellën e Kombëtares shqiptare U19.
Të dy futbollistët e Akademisë së Partizanit u aktivizuan në miqësoren ndaj Lituanisë, e fituar nga Shqipëria me rezultatin 3-2.
Vata e nisi ndeshjen si titullar dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 83-të, ndërsa Himallari u aktivizua në minutën e 63-të. Një debutim pozitiv për dy prej talenteve që po formohen në Akademinë e Partizanit, duke treguar personalitet dhe duke konfirmuar progresin e tyre.
Për Akademinë, prezenca e Dionit dhe Elsonit me Kombëtaren U19 është një tjetër dëshmi e punës së bërë me brezat e rinj dhe e rrugës që talentet e kuq mund të ndjekin drejt niveleve më të larta.
Por rrugëtimi sapo ka nisur. Shqipëria U19 do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore ndaj Lituanisë më 2 tetor, në stadiumin e Vorës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: