Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Gjenerali Wesley Clark sulmon Gjykatën Speciale: Vendim fyes për Hashim Thaçin, ai është viktimë dhe duhet të lirohet

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 19:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjenerali Wesley Clark sulmon Gjykatën Speciale: Vendim fyes për Hashim Thaçin, ai është viktimë dhe duhet të lirohet
Ish-komandanti i lartë i forcave të NATO-s gjatë konfliktit në Kosovë, gjenerali Wesley Clark, ka drejtuar akuza të forta ndaj drejtësisë ndërkombëtare në Hagë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe kthimin në atdhe të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë një prononcimi për median, gjenerali amerikan kujtoi se e kishte takuar dy herë Thaçin gjatë kohës së luftës, por theksoi se ai nuk ka qenë personi që ka udhëhequr drejtpërdrejt operacionet ushtarake në terren. Sipas tij, komandant suprem i tyre ka qenë Agim Çeku. “Asnjëherë nuk më janë treguar prova për atë që mund të kishte bërë Thaçi. Unë e kam takuar dy herë Hashim Thaçin gjatë konfliktit në Kosovë. Ai nuk ishte udhëheqësi, Agim Çeku ishte drejtuesi”, u shpreh Clark, duke shtuar se Thaçi nuk ka pasur kontroll të përditshëm mbi zhvillimet e luftimeve. Duke komentuar ecurinë e procesit gjyqësor, ish-komandanti i NATO-s e cilësoi atë si të padrejtë dhe fyes, duke përmendur se dëshmia e tij ishte ndërprerë në Hagë kur kishte kërkuar të bënte një krahasim mbi rebelimet dhe përgjegjësinë penale. “Vendimi është ofendues”, theksoi ai, duke e quajtur haptazi Hashim Thaçin si “viktimë” të një sistemi të gabuar gjyqësor, ndërsa bëri thirrje që Evropa të tregojë respekt për popullin e Kosovës dhe luftën e tyre të drejtë. “Europa duhet të respektojë popullin e Kosovës, që luftuan për parimet. Millosheviçi ka qenë përgjegjës. Ai ishte një person që donte të promovonte spastrimin etnik. Hashim Thaçi është viktimë dhe kjo është gabim”, shtoi ish-gjenerali, duke pohuar se kishte kërkuar dokumente provuese për akuzat, por nuk kishte gjetur asgjë. Duke e krahasuar Gjykatën Speciale me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ai vlerësoi se ky i fundit ishte mbështetur në fakte konkrete për krimet e kryera, ndërsa përsëriti thirrjen që e gjithë kjo situatë të marrë fund sa më parë. “Mendoj se gjykata ka marrë fund. Le të rikthejmë Hashim Thaçin dhe të tjerët në Kosovë, dhe të kthehen në jetën e tyre. Të ecim përpara. Hashim Thaçi ka kaluar 5 vite në paraburgim. Mjaft me kaq”, deklaroi ai. Në fund të intervistës, i pyetur nëse do të pranonte të dëshmonte sërish në fazën e apelit për t'i dalë në mbrojtje ish-udhëheqësve të UÇK-së, gjenerali Clark u shpreh i gatshëm: “Do e vlerësoja shumë nëse do më ftonin për të shpjeguar se çfarë ndodhi”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar