Sport
Izrael - Kosovë: Pjesa e parë mbyllet pa rrjeta të prekura
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kosovës ka mbyllur pa gola 45-minutëshin e parë të sfidës kundër Izraelit, e cila është e vlefshme për kuadrin e Ligës së Kombeve.
Pas përfundimit të gjysmës së parë të takimit, rezultati në tabelë mbetet i pandryshuar, 0 me 0.
Gjatë kësaj pjese, “Dardanët” rrezikuan portën kundërshtare në disa raste, ku spikat goditja e fuqishme nga distanca e mbrojtësit Lumbardh Dellova, e cila ishte mundësia më e artë për mysafirët.
Nga ana tjetër, edhe kombëtarja e Izraelit regjistroi dy situata mjaft premtuese shënimi, mirëpo mungoi finalizimi i saktë për të zhbllokuar shifrat.
Reprezentacionit të Kosovës i duhet domosdoshmërisht triumfi në këtë përballje për të mbajtur gjallë shanset dhe ambiciet për vendin e parë në grupin përkatës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: