Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Abdixhiku takon Hofreiterin, diskutojnë rrugën evropiane të Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 18:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Abdixhiku takon Hofreiterin, diskutojnë rrugën evropiane të Kosovës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti në takim Anton Hofreiter, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, me fokus të veçantë në rrugën evropiane të Kosovës dhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian. Kryetari Abdixhiku theksoi se integrimi evropian është interes strategjik i Kosovës dhe se bashkëpunimi i ngushtë me Gjermaninë mbetet i rëndësishëm për avancimin e këtij procesi. "Po ashtu Abdixhiku dhe Hofreiter diskutuan edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit, veçanërisht në dimensionin parlamentar dhe në forcimin e lidhjeve të Kosovës me institucionet evropiane", njofton LDK.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar