Aktuale
Mbështetja për ish-krerët e UÇK-së, Pacolli: Solidariteti qytetar duhet kthyer në veprime konkrete institucionale
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas tubimit masiv të mbajtur sot në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me gjykimin në Hagë, duke u adresuar pjesëmarrësve në këtë protestë.
Në reagimin e tij, Pacolli ka shprehur vlerësimin për qytetarët, duke theksuar se angazhimi i tyre dëshmon qartë vlerat e qytetarisë, solidaritetit dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave kombëtare.
Megjithatë, ai ka nënvizuar se mbështetja morale nuk mjaftueshëm, por ajo duhet domosdoshmërisht të shoqërohet me vepra konkrete dhe me një front të unifikuar institucional, juridik dhe qytetar.
"Jo vetëm me fjalë, por me vepra. Me argumente, me angazhim institucional, juridik e qytetar dhe me çdo mjet demokratik që i shërben drejtësisë", ka deklaruar ndër të tjera ish-kreu i shtetit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: