Sport
KESCO shndërron faturën e rrymës në një thirrje urgjente për shëndetin e grave
Reklamë e Sponsorizuar
“Fatura që nuk vjen nga KESCO, betejë që duhet ta fitosh.”
Përmes këtij mesazhi domethënës, KESCO i është bashkuar nismës së Tetorit Rozë, muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, duke shfrytëzuar faturën e energjisë elektrike si një thirrje publike për kujdes ndaj shëndetit.
Dokumenti i pagesës për këtë muaj vjen me një qasje krejtësisht ndryshe. Qëllimi kryesor i kompanisë është që të nxisë çdo grua e vajzë që t'i kushtojë rëndësi mirëqenies së saj fizike, të informohet rregullisht dhe të mos i shmangë në asnjë mënyrë kontrollet mjekësore të rekomanduara.
Kjo nismë synon që sensibilizimi të integrohet në jetën e përditshme të qytetarëve. Një faturë mujore, e cila zakonisht shoqërohet me detyrimet financiare, kësaj radhe shërbehet si një kambanë ndërgjegjësimi për detyrimin më të rëndësishëm që kemi: atë ndaj shëndetit tonë.
Si pjesë e kësaj fushate sensibilizuese, faturat me këtë dizajnim të veçantë do të ekspozohen në përmasa të mëdha në të 7 distriktet e KESCO-s anembanë Kosovës, ndërsa kopje fizike më të vogla do t'u shpërndahen qytetarëve për të siguruar një shtrirje sa më të gjerë të mesazhit.
Përfaqësuesit e KESCO-s theksojnë se përgjegjësia korporative është një mundësi e artë për të shfrytëzuar rrjetin e gjerë të komunikimit me komunitetin, në mbështetje të kauzave vitale shoqërore. Përmes këtij angazhimi, kompania synon të japë kontributin e saj në parandalimin e kancerit të gjirit, duke përcjellë një thirrje të qartë për çdo femër: jini të kujdesshme me shëndetin dhe mos i shtyni ekzaminimet.
Një veprim i vogël sot, një jetë e shpëtuar nesër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: