Aktuale
Tubimi “Jo në emrin tim”: Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së i bashkohen protestës në Prishtinë
Reklamë e Sponsorizuar
Në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytetin e Kosovës po zhvillohet protesta qytetare e thirrur nën moton “Jo në emrin tim”, ku krahas qytetarëve të shumtë po marrin pjesë edhe anëtarë të familjeve të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mesin e tubuesve janë vënë re familjarë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen të dënuar nga vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë.
Kjo protestë, e cila është thirrur nga platforma “Liria Ka Emër”, ka filluar zyrtarisht në orën 16:00 dhe vjen si një reagim e kundërshtim i hapur ndaj vendimit gjyqësor të marrë nga Gjykata Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: